Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, post për të cilin garojnë 6 kandidatë. Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se qeveria po ndërhyn edhe në këto zgjedhje me të njëjtat mënyra si të ishin zgjedhje parlamentare.
"Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë!