Ditën e sotme mazhoranca ka vendosur të mbledhë Kuvendin në orën 17:00. Opozita ka vendosur të protestojë gjithashtu në të njëjtin orar.
Mësohet se kryeministri Rama edhe këtë herë është shmangur, duke shkuar për vizitë në një tjetër qytet. Pak më parë ai u shfaq në një takim në spitalin e Lushnjes, ndërsa pritet të zhvillojë edhe një takim me qytetarët.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e cilësoi takimin si antimitingun e radhës së kryeministrit, i cili fshihet dhe largohet nga Tirana dhe zyra e tij sa herë ka protesta.