Flash

Farsa e Edi Ramës me kufizimin e mandateve, KQZ e kontrolluar prej tij voton kundra

Lapsi.al 26 February 2019
Farsa e Edi Ramës me kufizimin e mandateve, KQZ e kontrolluar prej tij

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për të penguar rikandidimin e kryebashkiakëve që kanë tre mandate në pushtet. Këtu është fjala për Qazim Sejdinin në Elbasan, Vangjush Dakon në Durrës dhe Xhelal Mziun në Kamëz. Por në fakt edhe kjo kërkesë e PS-së është thjesht sa për të larë gojën dhe kjo për dy arsye.

E para kufizimi i mandateve nuk bëhet me kërkesa, por me ligj. E dyta,  PS ka shumicën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kështu që mund të marrë cdo vendim që do. Thënë këto, lëvizja e Ramës përvecse është një tjetër farsë, synon t'u hapë rrugë sërish gjushërve dhe sejdinëve që janë shndërrur në bajraktarë të zonave të veta.

Për kryebashkiakun e Durrësit një ditë më parë u raportua se ai ndodhet nën hetim nga prokuroria në kuadër të dosjes 339 për blerjen e votave. Opozita ka kërkuara arrestimin e tij prej kohësh. Burimet i thanë Lapsi.al se Dako nuk po arrestohet për shkak të Donika Prelës që drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

Balla: Opozita ka frikë nga krijimi i SPAK

Pas protestës së paralajmëruar nga opozita, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur në një deklaratë për median se ata kanë frikë nga k...

12:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI