Flash

Mustafa: Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe as ta njohë

Lapsi.al 26 February 2019
Mustafa: Serbia nuk është e interesuar të normalizojë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa referuar disa sjelljeve të shtetit serb është shprehur se ata nuk janë të interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe as për ta njohur si shtet.

Sipas tij, sjellja që po bën Serbia në arenën ndërkombëtare duke e sulmuar Kosovën nuk përkon me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke.

Reagimi i plotë i Isa Mustafës

 Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës.

Serbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare.

Politikat e fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke.

Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë.

Të këshilluara

Balla: Opozita ka frikë nga krijimi i SPAK

Pas protestës së paralajmëruar nga opozita, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur në një deklaratë për median se ata kanë frikë nga k...

12:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI