Flash

Vrau gruan dhe kunatën, Gazmend Mustën s'e mbajnë nervat në gjyq, tenton të dhunojë gazetarët

Lapsi.al 25 February 2019
Vrau gruan dhe kunatën, Gazmend Mustën s'e mbajnë nervat

Është shtyrë gjyqi për kujdestarinë e dy fëmijëve të Gazment Mustës i cili vrau bashkëshorten dhe kunatën e tij në fillim të janarit të këtij viti në Ballsh.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë përplasja Mustës dhe gazetarëve pasi ai është treguar i dhunshëm dhe kërcënues edhe ndaj këtyre të fundit. Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Fierit, Gazment Musta, 34 vjeç ka kërcënuar gazetarët dhe ka dashur tu thyejë atij kamerat që mos ta filmonin, teksa ai shoqërohej për në gjykatë nën masa të forta policie.

Ndërkohë që seanca e radhës është caktuar të mbahet me dyer të mbyllura me datë 12 mars në orën 14:00.

Seanca e radhës do të zhvillohet me praninë e psikologëve dhe avokatëve.

Kujdestarinë e dy fëmijëve të Gazment Mustës e kërkojnë gjyshërit e tyre

Një ngjarje e rëndë tronditi e qytetin e Ballshit dhe opinionin publik në tërësi, ka ndodur me 2 janar ku 34-vjeçari, Gazment Musta, ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe kunatën 18 vjeçe.

Konflikti ka ndodhur për arsye banale, pasi 31-vjeçarja kishte shprehur dëshirën që të shkonte në familjen e prindërve për vizitë për festa, por 34-vjeçari nuk ka pranuar, ndërsa situata ka agravuar në vrasjen e saj.

Po ashtu mësohet se 18-vjeçarja kishte shkuar për vizitë me rastin e festës së Vitit të Ri, por që edhe ajo nuk ka arritur të shpëtoj nga sulmi me thikë.

Dy viktimat janë Gentiana Caushaj dhe Merisa Caushaj, ndërsa krimi është kryer në sy të fëmijëve.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI