Flash

Presidenti grek 'zgjidh gjuhën': Çamët ishin kriminelë

Lapsi.al 25 February 2019
Presidenti grek 'zgjidh gjuhën': Çamët ishin

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve. Ai përdori një gjuhë të ashpër dhe me tone kërcënuese ndaj Tiranës. Pavlopulos tha se Shqipëria nuk i ka braktisur kërkesat sipas tij të pakonceptueshme, gjoja të drejtave të çamëve kriminelë.

Ndërsa i bëri thirrje popullit grek të bashkohet për të mbrojtur pa lëshime çështjet kombëtare, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve.

Pavlopulos përdori një gjuhë ekstreme dhe me tone kërcënuese kur tha se Tirana zyrtare nuk i ka braktisur kërkesat sipas tij të pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë.

“Nuk ka perspektivë, ecuri të Shqipërisë fqinje drejt zonës evropiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka braktisur kërkesat e pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë,”-tha Prokopis Pavlopoulos.

Edhe më parë kreu helen ka theksuar se Greqia nuk e kundërshton anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa kujtoi respektimin e plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Europiane.

Pavlopulos i bëri deklaratat nga Konica ku mori pjesë në kremtimet për 106-vjetorin e çlirimit të saj nga osmanët. Ndërsa foli përpara të pranishmëve, ai kërkoi edhe zbatimin e plotë të “Marrëveshjes së Prespës”./ora news

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI