Flash

Thaçi: Ju them çfarë ndodhi mes Ramës dhe Haradinajt në shtëpinë time

Lapsi.al 25 February 2019
Thaçi: Ju them çfarë ndodhi mes Ramës dhe Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar për herë të parë darkën e famshme që liderët kosovarë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, patën në banesën e tij në periferi të Prishtinës. Shtëpia e presidentit të Kosovës në Çagllavicë është bërë objekt diskutimesh dhe akuzash në Kosovë.

“Nuk i kërkova unë të vinte. Pasi ishim dakordësuar edhe me kryeministrin e Kosovës, me kryeparlamentarin Veseli dhe me z. Limaj dhe z. Pacolli, kemi biseduar edhe me z. Rama dhe jemi dakordësuar që të takohemi në një ambient privat, kështu që unë kam qenë si mikpritës i nderuar.

Ka qenë një ndenje e dinjitetshme, mirëkuptuese dhe në një frymë shumë tolerante, në diskutimin e të gjitha çështjeve që kanë qenë të arsyeshme në rrafshin edhe privat, edhe personal, por edhe politik e institucional. Kështu që është diskutuar vetëm në rrafshin pozitiv për të gjitha çështjet dhe në asnjë rrethanë as ballafaques dhe as negativ për askënd” – tha Thaçi në një intervistë për Report TV.

“Unë nuk kam parë ndonjë tension apo ndonjë ballafaqim mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, madje mund të them se ka pasur një kimi që u ka funksionuar shkëlqyeshëm në atë takim, në atë bisedë sepse unë kam qenë si nikoqir shumë i heshtur dhe mendoj se hapat që janë ndërmarrë prej të dyja qeverive në takimet e fundit, janë hapa konkrete të një bashkëpunimi që po jep frytet e veta konkrete.

Mendoj që tani ai komunikim është i zakonshëm, i rregullt në nivel kryeministror, por edhe me bartësit e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri Rama ishte edhe në ceremoninë e 11-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Është pritur me respektin më të lartë institucional edhe në pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e Kosovës, edhe në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës.

Prandaj ishte një mesazh i mirë, ashtu sikurse do të ishim të mirëpritur të gjithë njerëzit që do të vinin, bartësit e institucioneve apo edhe liderët politikë të opozitës, siç kanë qenë edhe vitin e kaluar. Të gjithë janë kontribuues për lirinë e Kosovës, të gjithë janë gëzuar për Pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë njerëzit në Shqipëri, me siguri, e duan Kosovën” - tha Thaçi./ Report Tv

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kamëz

Një këmbësor 28-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës. Sipas policisë "rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetas...

19:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI