Flash

Flet Astrit Patozi: PD në prag të humnerës, duhen larguar "skifterët"

Lapsi.al 25 February 2019
Flet Astrit Patozi: PD në prag të humnerës, duhen larguar

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se dalja nga kriza politike pas djegies së mandateve të opozitës, është ndryshimi i këtij sistemi politik. I ftuar në emisionin “Mbrëmje në ABC”, Patozi deklaroi se përgjegjësit për këtë situatë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha të cilët sipas tij duhet të bëjnë një hap pas dhe të mendojnë seriozisht zgjidhjen e krizës politike.

“Shqipëria ka një mënyrë për të dalë nga kjo spirale, ta rindërtojë sistemin. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje shumë të madhe mes forcave politike. Ky sistem që ne kemi na çoi në këtë pikë është përgjegjësi e të dy palëve të cilat para 2 vjetësh për pak e tentuan ta fusnin Shqipërinë në një spirale, por kjo u evitua në çastin e fundit përmes një pazari të pistë. Të dy përgjegjësit, Edi Rama dhe Lulzim Basha sot duhet të kishin deklaruar dorëzimin e tyre për ditën që e kanë katandisur Shqipërinë. Ndryshimin e sistemit e bën koshienca politike që kanë përgjegjësi të mëdha publike, z.Rama, z.Basha, z.Meta”.

Vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve, Astrit Patozi e konsideron të paprecedentë dhe thotë se kjo parti është përpara një humnere. Ish-nënkryetari i demokratëve thekson se PD duhet të mendojë për një udhëheqje të re të partisë dhe të pastrohet nga elementë të caktuar brenda saj. Në të njëjtën linjë duhet të shkojë edhe Partia Socialiste, sipas tij.

“Opozita duhet të kishte një ofertë, rindërtimin e sistemit, sepse është sistemi dhe jo thjesht njeriu që na ka çuar në këtë gjendje. Opozita nuk e bën këtë. Nga kjo situatë nuk dilet kështu. Partia Demokratike është përpara një humnere. E para, duhet të largojë këta skifterët, të largojë këto të rinjtë që bërtasin që Edi Rama nesër s’ka ku shkon, etj. Të fillojnë që tani për një udhëheqje të re, për një lidership tjetër. Po ashtu edhe Partia Socialiste duhet të fillojnë që tani ta mendojnë këtë punë sepse do ndodhi” - tha Patozi.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kamëz

Një këmbësor 28-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës. Sipas policisë "rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetas...

19:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI