Lulzim Basha deklaroi sot në mbrëmje nga selia e PD se po përgatitet arrestimi i kreut të Bashkisë Durrës Vangjush Dako por se kjo gjë nuk e shpëton dot kryeministrin Edi Rama nga përgjegjësia ligjore për vjedhjen e votave.
“Përpjekja fasadë për të arrestuar Vangjush Dakos nuk e shpëton dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore Edi Ramën. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuar. Përgjigja e opozitës dhe e qytetarëve do të vazhdojë të jetë masive, e qendrueshme, e bashkuar. Nuk ka zgjidhje tjetër veç largimit të Ramës dhe krijimit të një qeverie tranzitore, pa lidhje me krimin. Flijimi i Dakos apo njerëzve të afërt të Ramës nuk ndryshon asgjë. Ftoj komunitetin ndërkombëtar të mos gënjejë veten. Nuk është punë koke gjushësh apo sejdinësh. Edi Rama duhet dhe do të largohet. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot”, tha Basha.