Një sasi prej 56 kg drogë u sekuestrua nga policia greke, e cila po transportohej për në Greqi nëpërmjet kufirit të gjelbër. Pas një ndjekje policore, automjeti që transportonte marihuanën, është arritur të ndalohet në Agio Dimitri, Artë. Brenda mjetit u gjetën 53 pako me 55 kg 650 gram marijuanë.Në pranga përfunduan dy shqiptarë, përkatësisht 52 dhe 63 vjeç. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe dy celularë.