Flash

Atentati me tritol në Gjirokastër, dyshohet për një hasmëri të nisur tre vjet më parë

Lapsi.al 25 February 2019
Atentati me tritol në Gjirokastër, dyshohet për një

Gjirokastra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë. 17-vjeçari Vitjon Lluka nga fshati Shtëpëz u plagos me lëndë eksplozive. Ai ishte duke kullotur bagëtitë kur ka parë një objekt të çuditshëm aty pranë, të mbështjellë me letër.

Nga kurioziteti shkon për ta hapur, por menjëherë pakoja ka shpërthyer. I riu ka rënë pa ndjenja dhe me plagë të shumta të trup, kryesisht në pjesën e fytyrës. Më pas u dërgua në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Por për shkak të gjendjes kritike për jetën, Lluka u transportua drejt Tiranës me helikopter. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. Dyshimet janë se atentati ndaj të riut ka lidhje me një tjetër ngjarje të rëndë që ndodhi  tre vjet më parë në kthesën e Andon Poçit. Vëllai i Vitjon Llukës, Enrik Lluka, qëlloi me armë për vdekje kushëririn e tij të dytë Dorian Lluka.

I plagosur nga të shtënat mbeti edhe Birbil Lluka. Autori nuk është arrestuar ende nga policia. Grupi hetimor në Policinë e Gjirokastrës vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes se sotme.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI