Flash

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbardhet mesazhi i Ramës për deputetët e PS-së

Lapsi.al 25 February 2019
Arrestimi i Vangjush Dakos, zbardhet mesazhi i Ramës për

Pak pasi kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi se Rama është duke përgatitur arrestimin e Vangjush Dakos, kryeministri u ka nisur një sms në grup gjithë deputetëve të PS-së. Ai i porosit ata që të mos replikojnë me kolegët e opozitës, por të fokusohen vetëm tek qytetarët. Ja teksti  i plotë i mesazhit të dërguar nga Rama.

“Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve, më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme.

E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta. Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët. Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson?”, shkruhet në mesazhin e kryeministrit

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI