Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

E PLOTE/ Kosova bën zyrtare platformën e dialogut me Serbinë, për kufijtë...

Lapsi.al 15 February 2019
E PLOTE/ Kosova bën zyrtare platformën e dialogut me Serbinë,

11-vjetori i shpalljes së pavarësisë e gjen Kosovën nën një presion të pashembullt ndërkombëtar që të ulet për dialog me Serbinë me synimin e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese që do t’i jepte fund problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një tarifë 100% për prodhimet serbe e vendosur nga qeveria e Kosovës, siç thuhet si kundërpërgjigje “ndaj agresionit politik dhe diplomatik të Serbisë kundër Kosovës”, ka bërë që procesi i bisedimeve finale Kosovë-Serbi të mbetet në vendnumëro.

Kushti i Prishtinës

Prej disa ditësh grupi negociator i Kosovës punoi për hartimin e një platforme për bisedime, të cilën e ka finalizuar ndërkohë. Për këtë platformë janë pajtuar edhe tre udhëheqësit më të lartë të shtetit, Presidenti Thaçi, kryetari i kuvendit Veseli dhe kryeministri Haradinaj, por jo partitë opozitare.

Prishtina zyrtare në platformën e saj ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Kushti i saj është që përpara se të ulet në tryezën e bisedimeve në Bruksel, “do zotimin paraprak të delegacionit serb se e ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës”. Platforma e Prishtinës me 11 parime paraqet edhe qëndrimin zyrtar të shtetit të Kosovës për dialogun, ku thuhet se “marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet tё jetë e qartë dhe pa dykuptimësi”.

Pikat e platformës së dialogut

Parimi 1 i platformës, që u publikua në Prishtinë thekson se “qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës, si shtet i pavarur, me zotime ligjërisht të detyrueshme”, duke vazhduar më tej se “nuk do të ketë marrëveshje për asgjë deri sa të mos ketë marrëveshje për gjithçka”.

“Kushtetuta e Kosovës, e cila ka pёrfshirё obligimet e dala nga Plani i Ahtisarit nuk është e hapur për negociim”, prandaj objektivat politike të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut synojnë zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Republikën e Serbisë, duke përfshirë:

(a) heqjen e të gjitha pengesave të mbetura ndaj ushtrimit të pavarur të kompetencave sovrane të qeverisjes, në përputhje me parimet e mos-intervenimit dhe mos-ndërhyrjes;

(b) avancimin e të drejtave të komunitetit shqiptar që jetojnë në Republikën e Serbisë, në reciprocitet të plotë me komunitetin serb në Republikën e Kosovës;

(c) promovimin e respektimin nga të gjitha palët e së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe refugjatët, së bashku me standardet përkatëse ndërkombëtare të qeverisjes demokratike, llogaridhënëse dhe transparente;

(d) krijimin e mekanizmave të përshtatshëm për të adresuar krimet e luftës, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe drejtës humanitare, përfshirë zbardhjen e fatit tё tё pagjeturve, si dhe reparacionin.

Në platformë më tej theksohet, se “çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”. Në fund të platformës thuhet se “Pёr Republikën e Kosovës marrëveshja përfundimtare, ligjërisht e detyrueshme hyn nё fuqi, vetёm pas plotësimit të kushteve nё vijim

a) që Serbia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran,

b) referendumi për marrëveshjen ёshtё mbajtur nё Kosovë, dhe

c) marrëveshja ёshtё ratifikuar nga Kuvendet e tё dyja shteteve.

Reagimi i opozitës

Partitë politike opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht e kundërshtojnë ekipin ngociator të Kosovës, duke e cilësuar si një “delegacion jolegjitim”, siç thonë pa mbështetjen e shumicës. Ato kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe pas kësaj, qeveria e re ta ketë legjitimitetin e dialogut me Serbinë.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në një postim në profilin e tij, thotë se “LDK, është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës”, duke shtuar se “hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të vendit. Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe se dialogu për kufijtë është i ndaluar”, shkruan Mustafa.

Ky reagim i LDK-së dhe kreut të saj është nxitur nga deklarimet e mëhershme të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se “në marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë edhe korrigjimi i kufijve mes dy vendeve”. Javën e kaluar gjatë një vizite në SHBA, presidenti Thaçi tha se “një nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë.”

Serbia: Nuk ka dialog pa heqjen e taksës

Megjithë përpjekjet e Prishtinës zyrtare që të flasë me një zë për dialogun me Serbinë, kjo e fundit sipas Presidentit Aleksandër Vuçiq, “nuk rifillon dialog me Kosovën, përderisa Prishtina nuk e heq taksën ndaj prodhimeve të Serbisë”. E heqjen e taksës po e kërkon edhe BE-ja dhe SHBA. Madje tre zyrtarë të lartë të administratës së SHBA-së, Mathew Palmer, zëvendës asistenti i Sekretarit të shtetit, Laura Cooper zëvendës assistentja e sekretarit të mbrojtjes, dhe zëvendës drejtori për çështje të Evropës në këshillin e sigurisë kombëtare, John Erath, dërguan një letër në Prishtinë ku shprehet shqetësimi i SHBA-së, që qeveria e Kosovës po e refuzon këshillën amerikane që ta pezullojë taksën ndaj produkteve të Serbisë në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut Kosovë-Serbi.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqëndrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve”. Ndërsa, në fund të letrës thuhet shumë qartë se qëllimi i SHBA-së është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’i kthehen dialogut. “Hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës. Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju”, thuhet fund të letrës dërguar në Prishtinë të tre zyrtarëve të lartë të administratës së SHBA-së. /Marrë nga DW

Të këshilluara

Vlorë, vetëvritet me çifte infermieri

Një infermier nga fshati Xhyherina i Vlorë është vetëvrarë me armë zjarri. Infermieri, Q. Gocaj, 50 vjeç është vetëqëlluar me çifte në banesën e tij. Ende nuk d...

19:36

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI