Flash

Bie edhe 'kalaja' e fundit e rezistencës studentore, merr fund ngujimi te Fakulteti Juridik

Lapsi.al 11 February 2019
Bie edhe 'kalaja' e fundit e rezistencës studentore, merr fund

Sikundër edhe kishin lajmëruar, studentët që qëndruan për më shumë se një muaj të ngujuar në ambjentet e Fakultetit të Juridikut kanë liruar godinën.

Studentët madje janë treguar edhe bashkëpunëtorë, duke rikthyer në vend karriget dhe bankat që për ditë të tëra shërbyen si barikada në korridore.

Vendimi vjen në prag te sezonit të provimeve dhe pas kërkesës së bërë nga senati akademik i Universitetit të Tiranës.

"Vendosëm që shkolla të hapet me dëshirën e shumicës, por protesta nuk ka mbaruar. Do fillojë sërish por le të jetë një kohë reflektimi për të gjithë", shprehet nje student.

"Një arsye është se nis sezoni dhe jemi shumë mbrapa, prandaj duhet të kthehemi sa më shpejt në auditore", u shpreh nje tjeter.

Edhe pse një pjesë e kërkesave mbeten ende pa zgjidhje studentët thonë se protesta ja doli të kthejë vëmendjen tek problemet e arsimit të lartë.

Të këshilluara

Vlorë, aksidentohet oficerja e policisë

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj. Mësohet se...

18:14

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI