Flash

Videoskandali me policin, reagon Lleshaj: Flamur për politikanët perversë

Lapsi.al 11 February 2019
Videoskandali me policin, reagon Lleshaj: Flamur për politikanët

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ashpër pas shfaqjes së videoskandalit të policit në Malësi të Madhe që akuzohet për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje. Ai thotë se ky rast mund të njollosë vetëm policin dhe askënd tjetër.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Të këshilluara

Vlorë, aksidentohet oficerja e policisë

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj. Mësohet se...

18:14

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI