Flash

UNICEF dënon shfaqjen e identitetit të 13-vjeçares nga Kavaja në media: Shkakton trauma

Lapsi.al 11 February 2019
UNICEF dënon shfaqjen e identitetit të 13-vjeçares nga Kavaja

Pas përdhunimit të  13-vjeçares në gjiminazin ‘Rilindja’ në Kavajë  ka reaguar edhe UNICEF. Përmes një  deklarate zyrtare  ‘UNICEF’ dënon jo vetëm dhunën seksuale, por edhe mbulimin e bërë në media dhe zbulimin e identitetit të viktimës.

UNICEF thekson se zbulimi i identitetit mund të shkaktojë trauma më të mëdha te të mbijetuarit.

“Mbulimi i medias, është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve, megjithatë një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm per ceshtje te ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të medha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit,edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi”, shkruan UNICEF.

Deklarata e plotë

 Dhuna ndaj fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një nga format më të këqija të abuzimit të fëmijëve dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Dhuna eshte gjithashtu një sulm moral dhe etik ndaj vlerave tona më të çmuara. Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit.

UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë kundër fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur.

Mbulimi i medias, është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve, megjithatë një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm per ceshtje te ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të medha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit,edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi.

Prandaj, UNICEF-i i ben apel  të gjitha institucionet publike dhe jopublike, anëtarët e komunitetit, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarët që të mbajnë interesin më të lartë të fëmijës, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të drejtat dhe mbrojtjen fëmijës” në zemër të etikës së tyre profesionale. Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi  te gjita motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal.

 

Të këshilluara

Vdesin tragjikisht dy shqiptarë në Bruksel

Dy shqiptarë humbën jetën tragjikisht pasi apartamenti ku ata jetonin u përfshi nga flakët të premten e 8 shkurtit. Nuk dihet ende shkaku i flakëve që shpërtheu...

15:20

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI