Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkoi sot përmes një deklarate për shtyp institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve.
Pse Dritan Dajti prishi pushimin e së dielës në qeverinë e Edi Ramës
Bëhet fjalë për gjyqtarët të cilët bënë kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për akuzën e vrasjes së katër policëve në 2009.
Cilët qenë gjyqtarët që votuan pro Dritan Dajtit
Ajo u tregua besimplotë se KLGJ-ja do të veprojë në kohë të shpejtë ndaj tre gjyqtarëve, të cilët sipas saj, kryen një akt të paprecedentë me vendimin e marrë.
“Jam sërish këtu para jush për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.
Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit me 25 vite. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të tre gjyqtarëve. Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha mes tjerash ministrja.