Flash

Njësoj si në Shqipëri, edhe opozita serbe kërkon zgjedhje të parakohshme dhe largimin e Vuçiç

Lapsi.al 11 February 2019
Njësoj si në Shqipëri, edhe opozita serbe kërkon zgjedhje

Partitë opozitare të Serbisë kanë njoftuar se e kanë nisur bojkotimin e kuvendit kombëtar në shenjë solidarizimi me vargun e protestave kundër presidentit të vendit, Aleksandar Vuçiç.

Grupi i partive opozitare dhe disa organizatave, i njohur me emrin “Aleanca për Serbinë”, ka thënë se deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancat e kuvendit derisa të plotësohen kërkesat e protestuesve dhe derisa të krijohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Ky vendim i opozitës serbe erdhi pas protestave të përjavshme të mijëra njerëzve, të cilat filluan në dhjetor të vitit të kaluar në Beograd dhe tashmë janë shpërndarë në disa qytete tjera.

Protestuesit po e kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e akuzuar presidentin për shkelje të lirive demokratike, shtypje të kundërshtarëve politikë dhe vënien në kontroll të mediave. Sidoqoftë, ai i ka mohuar këto akuza dhe ka refuzuar t’i plotësojë kërkesat e protestuesve.

Të këshilluara

Vlorë, aksidentohet oficerja e policisë

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj. Mësohet se...

18:14

Vdesin tragjikisht dy shqiptarë në Bruksel

Dy shqiptarë humbën jetën tragjikisht pasi apartamenti ku ata jetonin u përfshi nga flakët të premten e 8 shkurtit. Nuk dihet ende shkaku i flakëve që shpërtheu...

15:20

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI