Flash

Vlorë, aksidentohet oficerja e policisë

Lapsi.al 11 February 2019
Vlorë, aksidentohet oficerja e policisë

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë.

Menjëherë pas njoftimit është lajmëruar ambulanca, duke e trasportuar të plagosurën në spitalin e qytetit.

Sipas informacioneve të marra, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tipt “Benz”me targa Vl 8507 B është përplasur me një automjet tjetër “Toyota ” me targa AA 661 Tl .

Mjeti tip "Benz", në të cilin udhëtonte një shtetas nga Llakatundi me një shpejtësi tej normave të lejuara, duke qenë dhe në sens të kundërt, ka përplasur mjetin "Toyota", i cili ka qenë i ndaluar në momentin e aksidentit.

Mjeti "Toyota" drejtohej nga efektivja e policisë së paraburgimit. Ajo ka mbetur e lënduar duke marrë disa plagë në këmbë, krahëror dhe shpatull.

Mjekët në spitalin e Vlorës bëjnë më dije se efektivja është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

Të këshilluara

Vdesin tragjikisht dy shqiptarë në Bruksel

Dy shqiptarë humbën jetën tragjikisht pasi apartamenti ku ata jetonin u përfshi nga flakët të premten e 8 shkurtit. Nuk dihet ende shkaku i flakëve që shpërtheu...

15:20

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI