Flash

Afera korruptive tek Unaza, Afrim Qëndro nuk ka ikur nga ARRSH?

Lapsi.al 11 February 2019
Afera korruptive tek Unaza, Afrim Qëndro nuk ka ikur nga ARRSH?

Pas zbulimit të skandalit të Unazës së Madhe shkarkimi i kreut të ARRSH-së Afrim Qendro u pa si një reagim i bujshëm i qeverisë Rama. Por, mesa duket nuk ka ndodhur kështu, përkundrazi, deputeti demokrat Agron Shehaj zbulon ‘të vërtetën’ tjetër. Në një status në “Facebook” Shehaj shkruan se Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, por është bërë zëvendës drejtor i ARRSH. Sipas deputetit Shehaj, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është kryeministri Edi Rama.

Reagimi i plotë i Shehajt.

Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor neëZv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.

Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.

Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.

Të këshilluara

Vlorë, aksidentohet oficerja e policisë

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj. Mësohet se...

18:14

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI