Flash

Zv.kryeministri shpërthen ndaj PD: Qepeni! Pushkatuat pa gjyq 4 njerëz

Lapsi.al 7 February 2019
Zv.kryeministri shpërthen ndaj PD: Qepeni! Pushkatuat pa gjyq 4 njerëz

Zv.kryeministri Erjon Brace përmendi me emra disa deputetë të PS që kanë hyrë në politikë nga dhuna barbare politike.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Erjon Brace hodhi akuza në drejtim të opozitës duke i quajtur “pisa” dhe sipas tij duhet të shkojnë me këmbët e veta përballë SPAK-ut e BKH-së, organet e reja të drejtësisë.

Zv.kyeminsitri iu drejtua opozitës duke thënë se pushkatuan pa gjyq 4 njerëz të ndershëm në Bulevard

“Në këtë sallë Gramoz Ruci, Edi Rama, Majko, Braho, Cela, Xhelili, Angjeli, Xhakolli, Xhafaj, Balla, Xhevit Bushi, Bare, Ulqini, Fino, Risto, Qefalia, Edi Leka, Ismet Beqiri, Nasufi, Bushati, Pellumbi, XHindi dhe unë, kemi hyrë në politikë nga dhuna barbare politike nga regjimi dhe pastaj nga cikli tjetër i dhunës të gjithë deputetët e tjerë kanë hyrë përmes dhunës barbare në zgjedhjet e vitit 2009.  Do doja që të lusja të gjithë ata pisa që nga foltorja e Kuvendit të marrin kurajon dhe ti drejtohen socialistëve të ndershëm. Qepeni! Krimet barbare me banditë që dilnin nga burgjet që i kanë ndjekur prapa këta njerëz këtu. Ju që përmendi SPAK dhe BKT duhet të jepuni përgjegjësi. Ju pushkatuat pa gjyq 4 njerëz të ndershëm në Bulevard. Krimet elektorale që nga viti 1992 ju bëjnë që të largoheni." - u shpreh Brace.

Të këshilluara

Nis mësimi në fakultetin e Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale ka nisur normalisht mësimin ditën e sotme. Vendimi për të ndërprerë grevën treditore e për të rinisur mësimin është marrë një ditë...

11:02

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI