Flash

Përdhunimi i 14-vjeçares në Kavajë/ Gjykata jep vendimin për minorenët

Lapsi.al 7 February 2019
Përdhunimi i 14-vjeçares në Kavajë/ Gjykata jep vendimin

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ndaj 7 minorenëve të akuzuar për përdhunimin e vazhdueshëm të një 14-vjeçareje në qytetin e Kavajës.

Ndaj 7 personave nën hetim, të renditur në vendimin e gjykatës me shkronjat A, B, C, D, E, F, G, është vendosur masa e sigurimit "Arresti në burg", parashikuar në nenin 238 të Procedurës Civile.

"Gjykata ka vendosur vazhdimin e zbatimit ndaj personave nën hetim A,B, C, D, E, F, G të dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal, të masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale", shkruhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimi brenda 5 ditëve  në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar të përllogaritet ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.

Ndërkohë, Gjykata i ka dhënë urdhër Prokurorisë për zbatimin e këtij vendimi.

Të këshilluara

Nis mësimi në fakultetin e Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale ka nisur normalisht mësimin ditën e sotme. Vendimi për të ndërprerë grevën treditore e për të rinisur mësimin është marrë një ditë...

11:02

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI