Flash

Policia shkel në FHF, Mark Marku: I kemi filmuar të gjitha, do ta çojmë rastin në gjykatë

Lapsi.al 7 February 2019
Policia shkel në FHF, Mark Marku: I kemi filmuar të gjitha, do ta

Efektivë të forcave të policisë janë parë këtë të enjte në ambientet e fakultetit të Historisë e Filologjisë. Ata janë munduar të fshehin fytyrën kur janë përballur me kamerat e të rinjve që po i filmonin.

Nuk dihet pse policia ka shkelur në fakultet, pasi sipas ligjit diçka e tillë është rreptësisht e ndaluar. Pedagogu i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit,  Mark Marku është shprehur se pedagogët që i janë bashkuar protestës së studentëve nuk frikësohen nga sjelljet anti-ligjore të qeverisë, përkundrazi, kanë ndërmend që të çojnë përpara drejtësisë shkelësit.

Marku: Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos t'u dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?

-Keni ndonjë thirrje?

Marku: Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Saudite dhe po nxehet në diell. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që iu përgenjështrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budalliqe se nuk frikësohemi.

 

Të këshilluara

Nis mësimi në fakultetin e Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale ka nisur normalisht mësimin ditën e sotme. Vendimi për të ndërprerë grevën treditore e për të rinisur mësimin është marrë një ditë...

11:02

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI