Flash

Mbante hapur aktivitetin e lojërave të fatit, procedohet penalisht 49-vjeçari

Lapsi.al 7 February 2019
Mbante hapur aktivitetin e lojërave të fatit, procedohet penalisht

Procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia, 49-vjeçari me iniciale Sh.T. Kjo për shkak se nuk kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit.

Akuzat ndaj 49-vjeçarit janë: “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 televizorë dhe një aparat celular.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”- thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Bie zjarri në banesat sociale në Tiranë

Përfshihet nga flakët mesditën e sotme një apartament në banesat sociale në Shkozë. Zjarri ka shpërthyer në kuzhinën e apartamentit në katin e tretë, por ende n...

13:10

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI