Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Hesht deputeti i akuzuar për lidhje me Shullazin, bëjnë deklaratë deputetet femra të PS-së

Lapsi.al 30 August 2018
Hesht deputeti i akuzuar për lidhje me Shullazin, bëjnë

Partia Demokratike tha sot se sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala lidhet me denoncimet që ajo i ka bërë lidhjeve të deputetit të PS-së, Jurgis Cyrbja me bandën e Emiljano Shullazit. Vetë deputeti i Durrësit, Cyrbja, s'ka bërë asnjë reagim der më tani, ndërkohë që nga selia rozë u shpërnda një deklaratë e grave deputete të PS-së. Ato solidarizohen me Klodiana Lalën dhe dënojnë ngjarjen e rëndë.

 

"Është e patolerueshme dhe e pafalshme që jo vetëm sulmohet një gazetare, por dhuna drejtohet edhe karshi familjarëve. Sulmohet një grua, e cila nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ushtruar me profesionalizëm e ndershmëri misionin e gazetares. Sulmohet një nënë. Sulmohet liria e fjalës dhe e shprehjes.  Ne, deputetet e Partisë Socialiste nuk e pranojmë dhunën dhe nuk heshtim ndaj akteve të tilla kaq të rënda", thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI