Flash

Basha: Sulmi ndaj gazetares, pasi nxorri lidhjet e Shullazit me deputetin e PS-së

Lapsi.al 30 August 2018
Basha: Sulmi ndaj gazetares, pasi nxorri lidhjet e Shullazit me deputetin e

"Kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë". Kështu tha sot kreu i PD-së Lulzim Basha në një reagim për ngjarjen e rëndë të orëve të para të mëngjesit, kur u sulmua me armë shtëpia e gazetares së News 24, Klodiana Lala.

"Në vendin tonë të stërmunduar nga krimi dhe korrupsioni, sot u realizua dhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve të sunduara nga krimi: Familja e gazetares Klodiana Lalla është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e sja në shtëpinë e prindërve të saj. Mesazhi ëhstë i qartë: Kush nuk i bindet krimin, e ka fundin të shpejtë! Dua të shpreh mbëhstetjen time për çdo gazetar të palëkundur nga krimi, u them atyre dhe çdo shqiptari që nuk do të qeveriset nga krimi: Duhet të luftojmë, duhet të përballemi! Sa herë media hesht, krimi triumfon!", tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, sulmi ndaj gazetares ka lidhje me punën e saj. Basha tha se Klodiana Lala ka publikuar lidhjet mes deputetit të Ramës, Jurgis Cyrbja me bandën e Shullazit.

"Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm! Dhe kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse ai bashkëqeveris me Edi Ramën! Falë bashkëqeversijes me Ramë, këto 5 vjet Krimi kontrollon kupolen e policise dhe ministrine e bremdshme. Prej bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, sot Shqipëria nuka ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata", tha Basha.

Vetë gazetarja ka thënë se sulmi ndaj saj ishte për ta frikësuar.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI