Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gazetarja rrëfen tmerrin: U largova nga banesa me bashkëshortin...

Lapsi.al 30 August 2018
Gazetarja rrëfen tmerrin: U largova nga banesa me bashkëshortin...

Gazetarja e kronikës që ka raportuar prej vitesh për ngjarje kriminale, ka rënë pre mëngjesin e sotëm e një sulmi me armë në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të ditës së sotme në fshatin Domje në periferi të Tiranës, aty ku jetojnë prindërit e Klodiana Lalës. Edhe ajo vetë ka qenë me familjarët e saj deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Disa detaje, Klodi i ka ndarë me Opinion.al.

“Unë dhe bashkëshorti im jemi larguar nga banesa e prindërve ne oret e vona të mbremjes. Në banesë ne momentin e ngjarjes kane qene vellai, motra, vjehrra dhe vjehrra i motres qe kishin ardhur nga Italia te cilet ndejten per darke si edhe prinderit e mi”, ka treguar ajo.

Po kështu, Klodiana Lala tha se “gjeja e pare qe ka bere familja pasi banesa eshte qelluar me arme eshte shperngulja e pjesetareve te familjes per tek xhaxhai dhe me pas njoftimi i policise”.

Paraprakisht dyshohet se sulmi ka ardhur pikërisht për shkak të detyrës së saj dhe në këtë pistë janë orientuar edhe hetimet e policisë. “Nuk kam asnje konflikt familjar dhe te gjitha dyshimet lidhen me ushtrimin e detyres”, tha ajo, duke shtuar se “edhe pse tronditja është e madhe, unë nuk do të heq dorë nga profesioni im”.

Në mbështetje të Klodiana Lalës janë vendosur të gjithë. Solidaritet me të kanë shprehur kolegë gazetarë, politikanë, aktivistë të shoqërisë civile, etj. /Opinion.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI