Flash

Vienë, sherri në mes rrugës, shqiptari e vrau me thikë ish-gruan se donte të ndahej

Lapsi.al 23 May 2018
Vienë, sherri në mes rrugës, shqiptari e vrau me thikë

Një 67-vjeçar shqiptar dyshohet se është autori i vrasjes së ish-gruas së tij në lagjen vjeneze Favoriten. Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja makabre, ai ka pranuar të rrëfehet përpara organeve të drejtësisë. Nga sa bëhet e ditur, tragjedia ka ardhur pasi viktima 59-vjeçare ka dashur të divorcohet nga burri.

67-vjeçari nga Kosova ka dashur t’i sjellë disa dokumenta ish-gruas, ku ka ardhur deri te zënka verbale në mes të rrugës. Shqiptari kishte marrë me vete edhe një thikë, ndërsa prezent ishin edhe dy fëmijët katër dhe gjashtë vjeç, shkruan kurier.at.

Pasi erdhi deri te përleshja verbale, gjyshja mori dy fëmijët dhe i dërgoi në shtëpinë e nënës së tyre. Sipas policisë, fëmijët nuk ishin prezent gjatë tragjedisë. Ata janë marrë nën kujdesin e psikologëve. Agresori pasi ka vrarë ish-gruan, ka dashur të largohet nga vendngjarja, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, 59-vjeçarja vdiq nga plagët në vendngjarje.

Disa dëshmitarë okularë janë treguar tepër të guximshëm, pasi kanë ndjekur agresorin deri në rrugën Buchengasse dhe kanë arritur t’ia marrin thikën dhe e kanë ngujuar derisa ka ardhur policia. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shqiptarin.

Të këshilluara

Aksident me vdekje, humb jetën 51-vjeçarja

Një grua 51-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor në Fier. Raportohet se shtetasja L.K. ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makin...

21:44

Rama nis provokimet me protestën e opozitës

Katër ditë para protestës së opozitës përballë Kryeministrisë, Edi Rama ka nisur në vërë në punë propagandën e tij për të delegjitimuar këtë protestë dhe për të...

21:23

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI