Një 51-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme teksa kalonte rrugën në Sheq të Madh, kur është përplasur nga një makinë.
E aksidentuara Lindita Kola është dërguar menjëherë për të spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 25-vjeçarin Hysen Shehu.
Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/05/Fier-aksident-me-vdekje-.mp4"][/video]