Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Gazetarja Ambrozia Meta: Kryeministri Edi Rama më bëri shantazh

Lapsi.al 22 May 2018
Gazetarja Ambrozia Meta: Kryeministri Edi Rama më bëri shantazh

Gazetarja e re, Ambrozia Meta e ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News ka rrëfyer çfarë ndodhi në konferencën e ndërprerë të kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë. Ajo tha se e pyeti Ramën se si ka mundësi që për ministrinë më të rëndësishme në vend mos të ketë persona të papërfshirë në trafikim droge.

“Unë qëndrova e heshtur për të reflektuar. Reagimet ishin shumë të mëdha. Doja të kuptoja ishte pyetja ime, kryeministri apo çfarë ndodhi tjetër.

E para kam lexuar reagimin në rreshta të kryeministri Rama. Nuk kam thyer atë që është konferenca për shtyp. Atë e theu vetë kryeministri. Kolegu Indrit Maraku e pyeti për dëshmitarin, “ai i beson, apo jo”, dhe vetë kryeministri u përgjigj me pyetje.

Unë e kam thënë që kam bërë detyrën time. Reagimet i kam mirëpritur. Kam bërë detyrën. S’dua të merrem me sjelljen e Kryeministrit, apo atmosferën e krijuar, duke i prishur magjinë kryeministrit. Unë kam bërë një pyetje për të cilën s’mora përgjigje. Ai kaloi te pronari im, duke më shanazhuar.

A jam pjesë e një partie? E kam dëgjuar këtë koment jo vetëm nga z. Kopliku, por edhe nga njerëz të tjerë. Komentet në tërësi kanë qenë pozitive, por e kam për pjesën e kolegëve që janë të ndjeshëm kryeministrin” – tha Meta.

Të këshilluara

Rama nis provokimet me protestën e opozitës

Katër ditë para protestës së opozitës përballë Kryeministrisë, Edi Rama ka nisur në vërë në punë propagandën e tij për të delegjitimuar këtë protestë dhe për të...

21:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI