Flash

Denoncimi/ 25-vjeçari i vdiq në kompleks, drejtori i OSHEE manipulon provat

Lapsi.al 22 May 2018
Denoncimi/ 25-vjeçari i vdiq në kompleks, drejtori i OSHEE manipulon

Kompleksi në Pekin ku një 25-vjeçar humbi sot jetën pasi ra në kontakt me korentin, është në pronësi të drejtorit të OSHEE-së së Elbasanit.

Sali Berisha publikoi denoncime të ardhura në adresë të tij, që theksojnë se Ilir Sharka humbi jetën pasi teksa po korrte barin, ra në kontakt me telat që furnizonin me energji ilegalisht kompleksin e drejtorit të OSHEE-së.

Sipas ish-kryeministrit, skandai thellohet edhe më shumë, pasi për të fshehur këtë krim flagrant, drejtori i OSHEE po bashkëpunon me ekspertizën mjeko-ligjore për të manipuluar provat e vdekjes së të riut.

"Bukurosh Maci. Ky eshte drejtori i cili ben ligjin teksa vjedh energjine per restorantin e tij, por gjithashtu po mbulon vdekjen e nje njeriu te pafajshem." - shkruan denoncuesi tek Berisha.

POSTIMI: 

Vrasesit e pushtetit!

Viktima Ilir Sharka 25 vjeç ne Peqin, per te cilin shpreh ngushellimet me te thella familjes, ka vdekur nga korenti ne kopshtin e drejtorit te OSHEE!

Lexoni denoncimin e qytetareve dixhital. sb

“Z.Berisha Sot ne qytetin e Peqinit vdiq nga korenti duke pastruar barin nje i ri 25-vjecar Ilir Sharka (qe me kete pune nxirrte buken e dites dhe mbante familjen) ne ambjentet e Hotel Restorant Maci.Drejtori o OSHEE-se Qarku Elbasan njekohesisht dhe pronari i kompleksit ku ndodhi vdekja BUKUROSH MACI.1-Per te mbuluar vjedhjen e energjise elektrike nen toke qe vidhet nga ana e kompleksit.2-Per te fshehur krimin flagrant po manipulon provat shkaqet e vdekjes te riut ne bashkepunim me Ekspertizen-Mjekoligjore te rrethit Elbasan si dhe me policine e qytetit te Peqinit bashkepunim me Drejtorine e Policise Elbasan NE VDEKJE NGA KORENTI NE INFARKT.Qyteti i Peqinit eshte i errituar nga ky akt kriminal nga kjo maskarade e pashoq e patreguar ndonjehere”

“Doktor Pershendetje

Bie ne kontakt me rrymen elektrike ne Restorant Maci ne Peqin punetori teksa korrte barin. Restoranti i perket Drejtorit te Qarkut te Oshee Elbasan, Bukurosh Maci. Ky eshte drejtori i cili ben ligjin teksa vjedh energjine per restorantin e tij, por gjithashtu po mbulon vdekjen e nje njeriu te pafajshem.

Anonim”

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI