Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Tentoi të grabiste bankën në Lushnje, arrestohet pas 1 km ndjekje 25-vjeçari

Lapsi.al 22 May 2018
Tentoi të grabiste bankën në Lushnje, arrestohet pas 1 km ndjekje

Policia arrestoi 25-vjeçarin Olcion Muço pasditen e sotme pasi tentoi të grabisë një bankë në Lushnje.

Sipas policisë, rreth orës 16:00, 25-vjeçari nga Berati ka shkuar drejt bankës dhe ka qëlluar me armë. Nga të shtënat nuk pati asnjë person të lënduar.

Pasi u njoftua, policia arrestoi autorin e dyshuar pas një ndjekjeje, rreth 1 kilometër. Olcion Muço tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, por pa mundur t'i ikë policisë.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI