Flash

Audio-përgjimi i Agron Xhafajt/ Gazetari dëshmon sot tek Krimet e Rënda, do t’i kërkohen pajisjet e përgjimit

Lapsi.al 21 May 2018
Audio-përgjimi i Agron Xhafajt/ Gazetari dëshmon sot tek Krimet e

Gazetari investigativ Jetimir Olldashi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me pretendimet e tij se ai ka realizuar përgjimin e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Mësohet se në orën 10:00 është parashikuar që të merren në pyetje dy përfaqësuesit e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji dhe më pas Gazmend Bardhi. Por nuk përjashtohet edhe fakti se mund të ketë një ndryshim dhe gazetari Olldashi të dalë para tyre para prokurorëve të çështjes.

Dëshmia e gazetarit konsiderohet kyçe nga Krimet e Rënda, pasi atij do t’i kërkohen pajisjet e përdorura në përgjim, si kamera, aparate, telefona dhe materiali bruto i përgjimit. Kjo për faktin se duhen mjetet origjinale për të nxjerrë dhe një ekspertizë sa më të saktë dhe më të besueshme për zërat që dëgjohen në audio-përgjim.

Kujtojmë se tashmë ka një hetim pas bashkimit të dy procedimeve, atij të nisur nga Prokuroria e Tiranës për kallëzim të rremë të pretenduar nga Agron Xhafaj dhe për trafik droge të nisur nga Krimet e Rënda.

Gazetari Jetmir Olldashi do të pyetet edhe për bashkëpunëtorin X, Albert Veliu, takimet me të dhe çështjet e përmendura në përgjim. Pas dëshmive do të nisë edhe ekspertiza e audio-përgjimit. Olldashi në një deklaratë për mediat ditën e shtunë tregoi detaje se si kishte nisur çështja e përgjimit të Agron Xhafajt si dhe të gjithë itinerarin e ndjekur gjatë një projekti të nisur prej tij si investigim mbi çështjet e trafikut në Vlorë dhe i publikuar më pas nga Partia Demokratike.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI