Flash

Pranga shqiptares për drogë në Itali, e ktheu shtëpinë në pikë shitjeje për përdoruesit

Lapsi.al 20 May 2018
Pranga shqiptares për drogë në Itali, e ktheu shtëpinë

Policia italiane ka ndërhyrë në shtëpinë e një familjeje shqiptare që jetonte në Itali, në0 Sant’Anna, Lucca dhe që funksiononte si një pikë e shpërndarjes së drogës për të rinjtë ë zonës.

Një grua 40 vjeç, e quajtur Adelina Lisi dyshohet se organizonte ndarjen dhe shitjen e mallit, e ndihmuar nga i biri, Hasan Lisi, 23 vjeç.

Shitja e drogës bëhej çdo ditë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes.

Një dozë prej 0.8 gram kokainë kushtonte 60 euro, ndërsa një gram marijuanë midis 5 dhe 10 euro, në varësi të cilësisë.

Policia arrestoi edhe djalin e saj, Hasan Lisin, ndersa u sekuestruan rreth 250 mijë euro, dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 15 gram kokainë, të cilat u gjetën të fshehura në një qese në dhomën e lavanderise, së bashku me materialin e nevojshëm për të mbushur dozat.

Familja Lisi jetonte në një banese sociale të Italisë dhe të ardhurat e vetme “zyrtare” ishin ato te burrit të Adelinës, një punëtor në një fabrikë letre.

Policia përgjoi bisedat e 40 vjeçares me blerësit e drogës. Klientëve më të besuar ajo u thoshte se nga të ardhurat që përfitonte përmes punës ilegale, mbante familjen me bukë.

“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë", ka thënë Adelina, ndërsa ankohet se i biri kishte kërkuar punë, por pa sukses.

https://www.youtube.com/watch?v=nM-wb1i7W_k&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI