Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Të tjera detaje tronditëse nga vdekja e 27-vjeçarit brenda qelive të paraburgimit

Lapsi.al 20 May 2018
Të tjera detaje tronditëse nga vdekja e 27-vjeçarit brenda

Gruaja e Enea Ftojt, 27-vjeçarit që u nda nga jeta disa ditë më parë në qelitë e paraburgimit në Korçë, është e bindur se policia e ka dhunuar deri në vdekje. Ajo tregon se kur kishte shkuar t'i jepte ushqime, 27-vjeçari i kishte thënë se po i bënin ilaçe qetësuese.

“Policia e dhunoi. Kemi dëshmitarë, edhe ditën që e arrestuan e kishin rrahur në mes të pazarit, një polic me emrin Alqi, Kreshniku dhe një tjetër Elton, quhen. Pastaj edhe kur vija unë, që i sillja ushqime dhe cigare, më ka thënë nga dritarja që e kishin rrahur. Më tha edhe që po i bënin ilaçe qetësuese, sepse ishte përdorues droge. Ma tha me gojën e tij po më bëjnë “Diazepam”, “Loream” dhe gjilpëra. Unë iu thashë policëve që mos i bëni gjilpëra se e ka zemrën e dobët, por ata më thanë ai ka zemër ariu”, është shprehur bashkëshortja e viktimës pas ngjarjes.

Policia ka identifikuar dy policët që hynë në qelinë, ku mbahej i arrestuar Enea Ftoj. Ngjarja tashmë është marrë në hetim edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, por deri më tani nuk ka asnjë të pezulluar si shkaktar të ngjarjes së rëndë.

Sipas të dhënave, SHÇBA-ja, që po heton vdekjen e të riut, ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e Komisariatit. Në sajë të pamjeve të këtyre kamerave, aty duken policët që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia. Ndërkohë që në dhomën e izolimit, ku ka qëndruar viktima, nuk ka kamera sigurie. Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhen të ditur, por tashmë ata janë në hetim. Bashkëshortja e viktimës ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur emra policësh.

gruaja e viktimes ne korce1

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI