Flash

Pamje te rënda/ Si ma masakruan vëllain në policinë e Vlorës (FOTO)

Lapsi.al 19 May 2018
Pamje te rënda/ Si ma masakruan vëllain në policinë e

Ditën e premte një i ri shkaktoi jo pak panik në qytetin e Vlorës, teksa u shfaq me kallashnikov në ambientet e një lokali, ku pati edhe të shtëna. Sipas policisë, disa efektivë që ndodheshin në vendngjarje arritën të neutralizonin në kohë situatën. Në pranga u vu 31-vjeçari, Besmir Gjela që tentoi të qëllonte ndajj 3 personave.

Por vëllai i tij ka dhënë një prononcim për “Faxweb.al” ku rrëfen se Besmiri është dhunuar barbarisht nga ana e policisë, dhe për këtë ka kryer disa ndërhyrje.

“E vërteta po fshihet, kanë qenë policët që kanë rrahur vëllain tim. Ai ka qenë në një karburant duke mbushur motorin me benzinë dhe ndërkohë efektivët e dehur kanë shkuar me makinë dhe e kanë dëmtuar tek këmba. Vëllai im u tha të shikonin sepse e kishin vrarë në këmbë, por ata e kishin sharë me fjalë nga më të pistat dhe më pas e kishin qëlluar me grusht. Im vëlla ishte larguar me shpejtësi dhe kishte marrë një kallash që nuk e di nga e ka gjetur.

Kur u kthye në karburantin që ka edhe lokal, ata ja morën direkt armën dhe u qëllua vetëm njëherë në ajër. Unë isha nga ana tjetër e trotuarit dhe pas këtij momenti i pashë të gjitha, por s’më linin të afrohesha. Ata e rrahën aq shumë sa im vëlla bëri operacion hundën dhe tani sapo i bëra skanerin e kokës pasi e kanë dëmtuar shumë.

Shikojini edhe vetë fotot. Ishin civilë sepse edhe pasi erdhi furgoni i policisë nuk i ndau, por ata vazhduan ta rrihnin vëllanë tim. I pashë lajmet dhe nuk po duroja dot më kur i lexova. Kjo pasi 6 emrat e civilëve janë fshehur, ka edhe shumë gjëra të tjera që po fshihen. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje dhe do kërkoj të drejtën e vëllait tim. Gjithçka që po them do të vërtetohet edhe me kamerat e karburantit. Fotot e vëllait tim të dhunuar e tregojnë se nuk ka qenë ai autori në këtë çështje, siç duan ta tregojnë”, - raporton "Faxweb.al”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI