Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Deklarata/ Gazetarët mbështesin kolegun që regjistroi Agron Xhafajn

Lapsi.al 19 May 2018
Deklarata/ Gazetarët mbështesin kolegun që regjistroi Agron

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë kanë shpërndarë një deklaratë ku mbështesin kolegun, Jetmir Olldashi, që pas rrëfimit publik mbi investigimin për trafikun e drogës në qytetin e Vlorës, po përballet sipas tyre me një presion të padenjë publik, të nxitur nga emocione e interesa politike.

“Ne vlerësojmë kurajën dhe profesionalizmin e çdo gazetari në vend që përpiqet të lëvrojë një zhanër aq të vështirë, e pse jo të rrezikshëm siç është investigimi. Ne përshëndesim kurajën e kolegut Jetmir Olldashi për të përcjellë e mbrojtur publikisht etapat e punës së tij, nga ku doli edhe emri i vëllait të ministrit të brendshëm, në një moment jo të lehtë tensioni politik në vend, e duke marrë edhe koston e një presioni paragjykues publik, fatkeqësisht edhe nga kolegë të profesionit.

Inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë, të mos intimidohen në punën e tyre, pasi e vërteta dhe profesionalizmi janë aleati më i fortë, që kanë përballë publikut, i vetmi aktor për të cilin ky profesion aspak i lehtë në ditët e sotme, merr vlerën që i takon” – thuhet ndër të tjera në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI