Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kryeministri Zaev tregon publikisht emrin e ri të Maqedonisë

Lapsi.al 19 May 2018
Kryeministri Zaev tregon publikisht emrin e ri të Maqedonisë

Liderët e partive politike në Maqedoni kanë mbajtur takim, në të cilin kanë diskutuar për çështjen e emrit dhe negociatat me Greqinë.

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për media tha se emri “Republika Ilindenska Makedonija” është propozimi për të cilin mund të ketë kompromis me Greqinë.

“Sot në takim me krerët shtetëror informova në lidhje me negociatat me Greqinë për emrin. Informova presidentin, kryetarin e Kuvendit se qeveritë e dy vendeve flasin për opsione që mund të jenë. “Republika Ilindenska Makedonija”, (shqip: Republika Ilindenase e Maqedonisë) është propozimi rreth të cilit mund të ketë kompromis me Greqinë.

Me këtë garantohet identiteti i maqedonasve, multietniciteti duke përfshirë të shqiptarët, romët, turqit, vllehët dhe të tjerët. Ilindeni nuk ka asnjë aspiratë territoriale ndaj asnjë shteti, përfshirë edhe Greqinë”, - tha mes tjerash Zaev.

Ai tregoi edhe histori tjera për Ilindenin, duke thënë se na duhet “Ilinden i 4” me të cilin do të arrihet marrëveshje me Greqinë, që sipas tij, do të hapte rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI