Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

"Kush e bëri përgjimin? Nuk e di", teatri i dëshmitarit dhe gazetarit Jetmir Olldashi gjatë intervistës (VIDEO)

Lapsi.al 19 May 2018
"Kush e bëri përgjimin? Nuk e di", teatri i dëshmitarit

Gazetari Jetmir Olldashi pranoi publikisht se ishte autori i investigimit për përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agronit në trafik droge. Politizimi i çështjes, rëndësia që mbart një skandal i përmasave të tilla dhe mohimi i përgjimit nga Xhafajt e ka vendosur vetë investigimin në lupën e mediave, që janë marrë me çdo detaj, kontradiktë apo pikë të dyshimtë të tij.

Kështu një moment i paqartë gjatë intervistës së realizuar nga gazetari Jetmir Olldashi me skafistin Albert Veliu, është ai kur gazetari, që ka bërë vetë investigimin, e pyet dëshmitarin, se kush e bëri përgjimin, nëse ka filmime të tjera, si u bë përgjimi etj.

Mbetet e paqartë se pse duhej futur si pykë kjo lojë teatrale mes gazetarit dhe dëshmitarit në mes të intervistës që u transmetua për të gjitha mediat nga selia e PD-së. Misteri i gjenezës së skandalit nxiti, për disa ditë, teoritë konspirative për mënyrën si u realizua investigimi, kush e gjeti dëshmitarin se nga doli përgjimi etj.

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=jTcosOD7Pb0&feature=youtu.be

Në këtë aventurën tënde që thua se e provove e bëre, ke bërë filmime të tjera?

Filmime të tjera unë s’kam bërë, filmime të tjera. Filmimet i ka bërë vetë Agroni, nuk i kam bërë unë dhe aty janë.

Si i ka bërë?

Po ku di gjë unë si i ka bërë, me dashje, pa dashje, i di Agroni, jo unë.

Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten?

Po normale, ku di unë ça i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra që janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara, nuk e ha një i pasur.

Po ti vetë kur e kujtove bisedën, kur pe këto video përgjimet e kujtove bisedën?

Po normale. Kur unë e pash te djali, te lokali të gjitha këto foljet që u bënë, doli. Të gjitha thëniet që ne kemi bërë, thashë çne këto përgjime ne?!

Domethënë, ti mendon që Agronin e kanë përgjuar të tjerët?

Normale unë s’kam lidhje.

Nuk e ke përgjuar ti?

Secili ka mbrojtjen e tij ore. Ai tijën, unë timen, po nga ka ardhë kjo, e gjen Agroni, këto përgjime. Këto janë gjërat që po të them unë.

Gjatë deklaratës për mediat, gazetari Jetmir Olldashi pranoi se kjo ishte një çështje sensitive dhe tha se ka qenë vazhdimisht nën presion për skandalin e Agron Xhafajt, duke i kërkuar kolegëve t'i rezistojnë "presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave".

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI