Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Çështja 'Agron Xhafaj'. Prokuroria e Krimeve të Rënda bashkon dy dosjet e hetimit

Lapsi.al 19 May 2018
Çështja 'Agron Xhafaj'. Prokuroria e Krimeve të

Prokuroria e Tiranës e ka kaluar procedimin e nisur në bazë të kallëzimit të Agron Xhafajt për fabrikim të fakteve dhe provave të rreme në audio-përgjimin e denoncuar nga PD mes tij dhe bashkëpunëtorit X, Albert Veliu, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kjo e fundit ka hapur një tjetër procedim për akuzën e trafikut të narkotikëve pas publikimit të audio-përgjimit në fjalë. Sipas Top Channel, ky kalim ka ndodhur pasditen e së premtes, meqenëse të dyja materialet kanë persona të njëjtë, që dyshohen se janë përfshirë në audio-përgjim.

Po ashtu, prokuroria e Tiranës i ka kaluar Krimeve të Rënda edhe dëshminë e Albert Veliut, i cili përpara se të pyetej nga Krimet e Rënda kishte dhënë sqarime tek prokuroria e Tiranës. Mësohet se Veliu edhe në dëshminë e dhënë pranë organit të akuzës të Tiranës, i ka qëndruar faktit që video-përgjimi është i vërtetë dhe se ai kishte biseduar me Agron Xhafajn për të trafikuar hashash.

Nga ana tjetër në të njëjtën dosje që i është deleguar Krimeve të Rënda, janë edhe dëshmitë e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i cili hedh poshtë në mënyrë kategorike që audio-përgjimi mes tij dhe Albert Veliut të jetë i vërtetë. Madje për të provuar këtë, ai ka dorëzuar në prokurorinë e Tiranës edhe një ekspertize teknike, të cilën e ka bërë privatisht me disa ekspertë britanike, të cilët kanë arritur në konkluzionin se zëri në audio-përgjim, nuk është i Agron Xhafës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI