Flash

Berisha: Pse burgimi i 4 kuksianëve rrezikon bllokimin e hapjes së negociatave me BE

Lapsi.al 20 April 2018
Berisha: Pse burgimi i 4 kuksianëve rrezikon bllokimin e hapjes së

Sali Berisha deklaroi se vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër, për të mbajtur në burg 4 nga kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, bllokon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Berisha e arsyeton këtë parashikim të tijin duke thënë se mbajtja në burg e këtyre katër protestuesve shkel në mënyrë flagrante Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Për ish-kryeministrin, Flroin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi dhe Vasil Laci janë të burgosur politikë dhe Shqipëria është i vetmi vend në kontinentin europian me të burgosur politikë.

Sali Berisha bën thirrje në Facebook që shqiptarët të përmbysin qeverinë e Edi Ramës, të cilin e bën përgjegjës për vendimin e Gjykatës sot, duke thënë se shqiptarët duhet të shpëtojnë me çdo kusht të ardhmen europiane të vendit. ©LAPSI.AL 

POSTIMI: 

Vendim stalinist i kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama!

Shqiperia shpallet vendi i te burgosurve politik!

Te dashur miq, thyerje te rende te Kushtetutes dhe Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut sot ne sallen e krimit politik, ku me urdher te Edvin Kristaq Rames u vendos te mbahen ne burg kater heronj te protestes se Kukesit; Florin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi, dhe Vasil Laci.

Shqiperia qe sot shpallet vendi i te burgosurve politik!

Edvin Kristaq Rama per urrejtjen e tij aterore per kuksianet kercenon me vendimin e sotem bllokimin e hapjes se negociatave me BE pasi BE nuk mund te negocioje me vende qe mbajne te burgosur politik!

Shqiperia qe sot hyn ne greminen e perjashtimit nga Keshilli i Europes per shkeljen flagrante te Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe si i vetmi vend me te burgosur politik ne kontinentin e Europes.

Ky vendim eshte thirrje per mbare shqiptaret te shpetojme me çdo kusht te ardhmen tone europiane, duke permbysur sa me pare narkoshtetin dhe kliken e tij me ne krye Edvin Kristaq Ramen! sb

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI