Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Vdekja e dy minatorëve, të martën marshim në Bulqizë: Pronarët e minierave lidhje deputetë të PS, PD e LSI

Lapsi.al 16 April 2018
Vdekja e dy minatorëve, të martën marshim në Bulqizë:

Javën e kaluar, dy minatorë humbën jetën në në minierat e Cerujës dhe Bulqizës, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje një plagë të hapur prej kohësh në vendin tonë, siç është ajo e kushteve dhe sigurisë në punë të minatorëve.

Dhe përballë heshtjes së institucioneve shtetërore,  të martën në orën 15:00 do të bëhet një marshim në Bulqizë. Thirrja është bërë nga Konfederata e Sindikatave e cila thekson se në këtë marshim, nuk pranohen politikanët.

“Tragjeditë e paralajmërua po vijojnë pa ndërprerje dhe jeta e minatorëve çdo ditë në rrezik e për ta e familjet e tyre askush nuk mendon më. Pronarët e minierave ku ndodhin këto aksidente janë të lidhur ngushtë me deputete të PS, PD E LSI, të cilët u sigurojnë imunitet. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ditën e martë ora 15:30 organizon marshim në Bulqizë, përmes të cilit kërkojmë më shumë siguri për minatorët në punë dhe miratimin e statusit të minatorit.  Janë të ftuar të na bashkohen të gjithë minatorët e Bulqizës e familjarët e tyre, por në mënyrë kategorike nuk do lejojmë që pjesë e marshimit të bëhen politikanët, as të pozitës as të opozitës. Ky marshim për asnjë arsye nuk duhet të politizohet, ndaj ju bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe drejtuesve te vendor të kujtdo partie qofshin të mos tentojnë të infiltrohen në protestën tonë legjitime. Përfitojmë nga rasti t’ju bëjmë thirrje PD PS e LSI ti lënë betejat boshe e pa sens e të gjejnë mirëkuptimin për të miratuar statusin e minatorit”, - thuhet në reagimin e KSSH.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI