Flash

Deklarata e fortë e Vasilit: Hynë me armë në Kuvend që të mbronin jetën e Ramës

Lapsi.al 14 April 2018
Deklarata e fortë e Vasilit: Hynë me armë në Kuvend që

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas asaj qe ndodhi ne seancën e fundit ne Kuvendin e Shqipërisë, ne te cilin sipas tij, u futen oficeret e armatosur për te mbrojtur Ramen. Sipas Vasilit, prokuroria qe po hesht përballë këtij kërcënimi te madh qe i behet parlamentarizmit do te përballet me popullin.

Postimi i Vasilit:

Hyne me arme ne kuvend, prokuroria qe hesht do perballet me popullin. Oficeret e armatosur hyne ne 12 prill ne sallen e seancave plenare duke dhunuar si kurre ndonjehere sallen e kuvendit.

Ky eshte akti me i rende dhe i paperfytyrueshem per nje palament demokratik.

Prokuroria hesht dhe ka mbyllur syte perpara kesaj ngjarje te tmerrshme per parlamentarizmin dhe respektimin e ligjit, nderkohe qe keto skena fale televizioneve i ka pare edhe shqiptari me i fundit. Personat e armatosur hyne salle per te mbrojtur jeten e kryeministrit te “kercenuar” rende nga mielli dhe uji, ishte vertet ne “rrezik te madh” kryefrikacaku i qeverise se mielli dhe uji te “vrasin”. Nuk mundet qe per shkak te nje frikacaku te kthehet salla e kuvendit ne nje demostrim te oficereve alabake me arme dhe me fisheke.

Tanime salla e parlamentit qeveriset nga garda e republikes me arme dhe pa arme pasi nuk ka me kryetar parlamenti.

Garda hyn e del sic i pelqen dhe as qe ja fishkellen fare kryetarit fiktiv te kuvendit.

Prokuroria nese nuk vepron per dhunimin e salles se te zgjedhurve te popullit nga oficeret me arme,do te thote se eshte vendosur perfundimisht kunder popullit,do te thote gjithshtu se do te perballet me popullin,por duhet ta dije se ate dite ajo do te jete dita e saj e fundit.

 

Të këshilluara

Kapen 47 kg kanabis në Kapshticë

47 kilogramë kanabis është kapur në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës. Lënda narkotike mësohet se është sekuestruar një makinë të vogël. Zbulimi i kan...

21:45

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI