Flash

VIDEO/ “Lambo” e shqiptarit që çmend amerikanët

Lapsi.al 2 November 2016
VIDEO/ “Lambo” e shqiptarit që çmend amerikanët

Para pak ditësh, kur agjencia ruse Sputnik raportoi për rastin e një kosovari, që ka ndërtuar një makinë-imitim të modelit Lamborghini, gazetat kosovare shkruanin se “kosovari çmendi rusët”.

Por duket se Driton Selmani ka “çmendur” edhe amerikanët. “Fox News” ka raportuar për historinë e tij. Kjo nuk do thotë se dikush është çmendur, por historia e Selmanit është interesante dhe ajo po qarkullon në shumë media të huaja.

Djali nga Gjilani ka ndërtuar një model Lamborghini Reventon duke përdorur shasinë e një Mitsubishi të përdorur. Për shkak se nuk e përballon të blejë një Lambo, ai ka përdorur aftësitë e tij për të kthyer një makinë Mitsubishi Eclipse në një model të veçantë.

Natyrisht që makina e tij nuk ka përmasat fiks të Lambos, por ngjan me të. Ai ka vendosur edhe një rrip në makinë me ngjyrat kuqezi, si flamuri shqiptar. Klan Kosova thotë se Selmani ka shpenzuar 35 mijë euro për makinën e tij, kurse një Lambo Reventon kushton deri në 1.5 milionë dollarë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI