Flash

VIDEO/ Çdo punonjëse duhet të puthë shefin çdo mëngjes

Lapsi.al 11 October 2016
VIDEO/ Çdo punonjëse duhet të puthë shefin çdo

Një video aspak e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mjaft përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi tregon se si pronari i një kompanie birre, i detyron punonjëset femra ta puthin në buzë çdo mëngjes.

Video është filmuar në Kinë, dhe tregon rutinën e çuditshme të pronarit të kompanisë, i cili i detyron të gjitha punonjëset femra të qëndrojnë në radhë, duke pritur ta puthin atë.

Në video shihet se si shefi qëndron krejt i qetë, me duart pas shpine, ndërsa gratë dhe vajzat afrohen njëra pas tjetrës për ta puthur. Por, ndërkaq video ka nxitur një sërë komentesh negative për seksizmin e shfaqur në vendin e punës dhe abuzimin me postin e punës, që duket se nuk ndodhin rrallë në Kinë.

Mediat kineze raportojnë se femrat që punojnë në këtë kompani nuk guxojnë të refuzojnë ritualin e çuditshëm të shefit të tyre, pasi frikësohen se mund të humbin vendin e punës. Dhe vetëm dy punëtore femra kanë refuzuar të puthin shefin e tyre, duke dhënë dorëheqje.

“Kjo ceremoni e përditshme ndihmon ndërtimin e raporteve të mira në mes të shefit dhe punëtorëve, sepse kështu funksionojmë si peshku dhe uji”, ka deklaruar ai.

Të këshilluara

Sherr masiv në restorant (VIDEO)

Në restorantin e një qendre argëtuese “Chuck E. Cheese" në Florida që merret me organizimin e festave për ditëlind...

11:11

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI