Flash

A duhet ta puthësh gruan shpesh në buzë

Lapsi.al 31 July 2016
A duhet ta puthësh gruan shpesh në buzë

Në vitet e para të martesës shpesh këmbejnë puthje franceze, ndërsa më vonë ajo rezervohet vetëm gjatë aktit seksual. Por specialistët thonë se kjo nuk është një gjë e mirë sepse falë puthjes, rritet afërsia dhe intimiteti mes bashkëshortëve.

Sa më gjatë të jenë njerëzit të martuar, aq më pak puthen – është konkludim i terapeutit Skod Gornt. Në bazë të praktikës shumëvjeçare, Gornt ka konstatuar që në vitet e para të martesës partnerët shpesh këmbejnë puthje franceze, ndërsa më vonë atë e rezervojnë vetëm kur kanë marrëdhënie intime.

Kjo është shumë keq, sepse, falë puthjeve, rriten afërsia dhe intimiteti në çift. Arsyet për shmangie të puthjeve janë të shumta. Jo rrallë, njëri ndër çiftet, zakonisht femra, fillon të refuzojë puthjet sepse ato gjithmonë çojnë në aktin seksual.

Kjo gjë, lehtë mund të zgjidhet, thotë terapeuti, me marrëveshjen që partnerët së paku disa ditë në javë “lirisht” të përqafohen dhe të puthen pa bërë presion që të bëjnë seks. Gabimi tjetër të cilin e bëjnë është që dëshirojnë të ndiejnë eksitimin dhe afshin para puthjes. Mirëpo, realiteti është që në lidhjet afatgjata puthja shkakton afshin.

Dhe në fund, për shumicën e çifteve, qëllimi i seksit është kulmi. Tempi i shpejtë i jetesës dhe obligimet e shumta kanë bërë që partnerët të fokusohen në qëllimin. Pasoja është humbja e intimitetit dhe lidhjes emocionale, andaj Gornt këshillon çiftet që në rutinën e përditshme pa tjetër të praktikojnë puthjen franceze./telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI