Flash

Seks në punë? Interesante, por kujdes...

Lapsi.al 4 July 2016
Seks në punë? Interesante, por kujdes...

Rregullat për shmangien e lidhjeve dashurore në punë dhe në ambientet e punës të gjithëve u janë të njohura, mirëpo nga pak edhe monotone. Meqenëse molla e ndaluar gjithmonë është më e shijshme, po ashtu edhe seksi në zyrë dhe seksi me kolegun, gjatë kohës së punës dhe pas punës, gjithsesi është joshës.

Për të flitet si për ndonjë prej fantazive, mirëpo askush nuk flet se si ajo fantazi, aty-këtu, në ndonjë qoshe të ambienteve të punës, mund të bëhet edhe realitet të cilin askush në ambientet e punës nuk duhet ta vërejë, transmeton Telegrafi.

A po ndodh kështu për shkak të afërsisë, kohës të cilën e kalojnë bashkë apo thjeshtë për shkak të kimisë, apo seksi ndërmjet kolegëve po merr hov. Një hulumtim i bërë ka treguar që në marrëdhënie seksuale në vendin e punës hyjnë gjithnjë e më shumë njerëz, madje 90 për qind e tyre ndiejnë simpati ndaj kolegut.

Të bësh seks me kolegun, mesa duket është një nga fantazitë e femrave të sotme. Të qenurit e ndaluar dhe fshehtësia, janë disa nga arsyet që i shtyjnë ato për këtë.

Anketa në të cilën kanë marrë pjesë 2.500 të punësuar ka nxjerrë në pah rezultate interesante. Pasojnë numrat të cilët zbulojnë se pikërisht çka po ndodh në kohën e punës dhe për çka mendojnë të punësuarit. 64 për qind e të anketuarve kanë deklaruar që kanë fantazi seksuale lidhur me ndonjë kolegë, ndërsa 90 për qind e tyre kanë pranuar që ndiejnë simpati ndaj ndonjë personi në ambientin e punës.

Në marrëdhënie seksuale në vendin e punës kanë hyrë 54 për qind e të anketuare, ndërkaq midis tyre 55 për qind kanë bërë seks me persona të ndryshëm. Ndër ata të guximshmit të cilët pranojnë të bëjnë seks në vendin e punës 18 për qind kanë thënë që seks nuk kanë bërë vetëm një herë.

Hulumtimi ka zbuluar se ku ndodhin marrëdhëniet seksuale midis kolegëve. Të punësuarit më së shpeshti zgjedhin ndonjë nga lokalet e punës.

Tri të katërta e të anketuarve kanë thënë që seksi në punë ka ndikuar në produktivitetin e tyre, ndërkaq 84 për qind e tyre të cilët kanë fjetur me kolegët kanë deklaruar që afera seksuale nuk ka ndikuar negativisht në karrierat e tyre.

Ata të cilët nuk kanë bërë seks gjatë kohës së punës, kanë vepruar kështu për shkak të faktit që personi tjetër është dikush që çdo ditë e shohin në punë, andaj seksi me të nuk u është dukur i arsyeshëm. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI