Flash

Gjashtë arsye pse duhet të bëni më shumë seks

Lapsi.al 16 May 2016
Gjashtë arsye pse duhet të bëni më shumë seks

Askush nuk e ka mohuar se seksi është më shumë në tru, por fati ynë është që ky fakt nuk është gjithmonë gjë e keqe. Gjatë një akti seksual, trupi dhe truri komunikojnë më shumë dhe më mirë me njëri-tjetrin.

Më poshtë janë disa fakte që shkaktohen nga një jetë e shëndetshme seksuale.

1. Një orgazmë një ditë mban larg mjekun
Studimet kanë provuar se nga seksi përfitimet shëndetësore janë të panumërta. Nëse nuk shkon në palestër çdo ditë, atëherë zëvendësoje atë me seks të rregullt. Seksi përmirëson gjumin, forcon muskujt dhe i tonifikon ato, madje edhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

2. Të afron më shumë me partnerin

Seksi është fizikisht dhe emocionalisht mjaft intim. Gjatë orgazmës, trupi është prodhon shumë oksitocinë, hormoni që nxit më shumë lidhjen mes njerëzve. Përveç aktit biologjik, seksi forcon ndjenjat që ke për partnerin dhe e bën lidhjen emocionale edhe më të fortë.

3. I jep shkëlqim lëkurës
Kush e dinte se seksi mund të të bëjë më të bukur? Mjekët thonë se shkak për këtë është fakti që seksi rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, shton oksigjenin në lëkurë, duke e bërë atë më të ndritshme dhe të shkëlqyeshme.

4. Rrit vetëvlerësimin
Marrëdhënia e rregullt seksuale ka të bëjë me tërheqjen fizike, e cila të bën të ndihesh më mirë, më e dëshiruar dhe e veçantë – pika të rëndësishme për të rritur vetëbesimin, shkruan revista class. Nëse ti ndihesh mirë, njëlloj do të jetë edhe për partnerin.

5. Seksi largon tensionin
Gjatë aktit seksual, trupi lëshon endorfinë, që ndihmon në largimin e tensionit, jep qetësi dhe të ndihmon të ndihesh më e qetë dhe më e lumtur. Më pak tension në trup do të thotë më pak tension mes marrëdhënies suaj dhe më shumë kohë për të shijuar njëri-tjetrin.

6. Orgazma të bën më të zgjuar
Po, e ke lexuar si duhet. Studimet kanë treguar se orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut dhe vë në lëvizje të gjitha pjesët e trurit

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI