Flash

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Lapsi.al 15 April 2016
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të

Sa i shpeshtë duhet të jetë seksi që t’i bëj njerëzit e lumtur?

 

Seksi në përditshmëri është një sfidë e vështirë për njerëzit e zënë me punë dhe jo domosdoshmërish seksi është një gjë e mirë.

 

Një studim kishte kërkuar nga disa çifte që të dyfishojnë shpeshtësinë e seksit dhe kishte zbuluar se kjo kishte pasur efekte të tmerrshme në jetën e tyre seksuale. Ata e kishin shijuar seksin më pak dhe disponimi i tyre kishte qenë më i keq sesa i atyre që kishin ngecur me normën e tyre.

 

Shumë njerëz nivelin e kësaj shpeshtësie të seksit e shijojnë më së shumti gjatë viteve të rinisë, pastaj ky nivel i kënaqësisë bie, transmeton Telegrafi.

 

Një studim i vitit 2004 ka zbuluar se njerëzit sa më shpesh që bënin seks aq më të lumtur ndiheshin. Kjo është mbështetur edhe nga një libër i publikuar në vitin 2013, dhe i shkruar nga tre ekspert të seksit.

 

Tre deri katër herë në javë ishte sasia e mjaftueshme e niveleve të lumturisë.

 

Sidoqoftë, çiftet që bënin seks tre apo më shumë herë gjatë javës, nuk rezultuan të jenë më të lumtur sesa ata që e bënin vetëm një herë në javë.

 

Rrjedhimisht, ekspertët e seksit thonë se seksi, qoftë edhe vetëm një herë në javë, mund të jetë i mjaftueshëm dhe konsiderohet si mesatar për një çift të lumtur. /

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI