Flash

Gota e parë për ushqimin, gota e dytë për dashuri, kurse e treta për…

Lapsi.al 9 April 2016
Gota e parë për ushqimin, gota e dytë për dashuri, kurse e

Dashamirësit e verës me siguri do ta pëlqejnë këtë projekt fotografik, që tregon si alkoli e ndryshon fytyrën tonë pas konsumimit.

Fotografi brazilian, Marcos Alberti fotografoi miqtë e tij pasi kishin pirë një gotë, dy dhe pastaj tre gota verë dhe rezultatet janë me të vërtetë të këndshme.

 

Ai shpjegon se projekti "Tre Gotat: nisi si një shaka me miqtë, me imazhin e parë që synonte të nxirrte në pah stresin dhe lodhjen pas një dite të gjatë pune.

 

"Është një shprehje për verën që më pëlqen shumë, është pak a shumë kështu: “Gota e parë për ushqimin, gota e dytë për dashurinë, ndërsa e treta për çmendurinë“. Doja ta provoja dhe më doli që kjo ishte e vërtetë,- tregon ai.

“E nisa këtë projekt, sepse nëse kërkon për fjalën “alkool” në internet do të gjesh vetëm efektet negative. Doja të tregoja anën e bukur të tij – sigurisht mes miqsh që po pinë diçka në një ambjent të këndshëm".

 

Personazhet sa vijnë e duken më të relaksuar pas çdo foto. Sigurisht që disa prej tyre e kontrollojnë më mirë veten se të tjerët.

Në fund të çdo gote bëja një shkrepje, asgjë e tepruar, një fytyrë dhe një mur, 3 herë, tha Marcos Alberti.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI